DYLON

Kadriu: Përkulemi me krenari para atyre që dhanë jetën për liri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Zhegoc të komunës së Gjilanit sot shënohet “Epopeja e Zhegocit”, manifesitm ky i organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e Këshillin e Malësisë së Zhegocit.

Shënimi i betejës së lavdishme të Zhegocit nisi me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gjilan në për të kulmuar me manifestimin qendror “Epopesë së Zhegocit” me program kulturor-artistik – tek Lapidari në Zhegoc.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherëshë nënkryetar i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, me rastin e këtij përvjetori të Betejës së Zhegocit, në emër të të gjithë strukturës së tij, thotë se përkulet pranë veprës të të rënëve për lirinë tonë.

“Me mburrje dhe krenari përkulemi praën veprës së pavdekshme të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë, që derdhën gjak për Kosovën tonë dhe që u sakrifikuan për fëmijët tanë. Ata do të jetojnë përgjithmonë me ne, gjeneratë pas gjenerate sepse kujtimi për heronjtë tanë nuk do të shuhet kurrë”, ka thënë Kadriu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.