DYLON

Kadriu: Parku në lagjen Dardania në vlugun e punimeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Punimet në investimin dhe rregullimin e parkut në lagjen ”Dardania”, janë duke u bërë me dinamikë të shtuar dhe tashmë ndryshimet kanë nisur të japin pamje tjetër kësaj lagjeje, e cila prej kohësh kërkonte në forma të ndryshmi investime në këtë hapësirë të lënë pas dore, thotë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe drejtori i Prokurimit, Sali Kqiku, kanë qëndruar për një kohë në këtë punishte, ku nga afër kanë përcjell punët që janë duke u bërë në këtë projekt, i cili kap vlerën prej mbi 239 mijë euro.

EkoHigjiena

Kadriu me këtë rast ka thënë se kjo vizitë është në kuadër të inspektimit të punimeve që janë duke u bërë nëpër projekte të ndryshme publike në Komunën e Gjilanit.

”Sot jemi këtu në lagjen, ”Dardania”, ku është duke u investuar projekti për parkun e kësaj lagje. Është shumë e rëndësishme puna që është duke u bërë në këtë hapësirë, që deri para pak javësh ishte e degraduar. Falë programit ”Kosova e Bukur”, ne kemi arritur që të përfitojmë këtë projekt që po e bashkëfinancojmë dhe është në interes të mijëra qytetarëve të kësaj pjese. Gjelbërimi, trotuaret, terrenet sportive, amfiteatri, ndriçimi publik dhe aspektet tjera rekreative – sportive, janë ato që e përbëjnë këtë investim në këtë lagje, e që janë elemente të cilat do t’i prekin të gjitha kategoritë e qytetarëve”, tha nënkryetari Kadriu, duke shtuar se me dinamikën që janë duke u bërë punët, ky projekt do të përfundoj shumë shpejt. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.