Kadriu: Një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë

Kadriu: Një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë

Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës ka shkruar në profilin e tij në facebook, se pas një pune intenzive ndërmjet dy komisioneve, të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, është arritur një marrëveshje që do të lehtëson transportin e mallrave dhe qytetarëve ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja do ti kontribuoj zhvillimit ekonomik, dhe forcimit të lidhjeve mes dy vendeve.

Ja postimi i plotë i zëvendësministrit Kadriu.

Pas një pune intenzive ndërmjet dy komisioneve, të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, të udhëhequr nga unë, i autorizuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, dhe me mbështetje të ministrit Lekaj, si dhe homologut malazez, sot arritëm një marrëveshje të rëndësishme për vendin tonë.

Me këtë marrëveshje, do të lehtësohet transporti i mallrave dhe qytetarëve ndërmjet dy shteteve. Marrëveshja do ti kontribuoj zhvillimit ekonomik, dhe forcimit të lidhjeve mes dy vendeve. Puna mes palëve për këtë marrëveshje kishte ngecur që nga viti 2011.

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar nismën për këtë marrëveshje, ndërsa pas dakordimit mes palëve sot, nënshkrimi do të bëhet në fund të korrikut, në Podgoricë të Malit të Zi.

RK

KOMENTE