Kadriu, nënkryetar?!

(2LONLINE) – Rexhep Kadriu, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka thënë për Portalin 2lonline, se  për momentin nuk ka asgjë konkrete sa i përket ndonjë marrëveshje politike me LDK-në, për të bashkëqeverisë me Gjilani, por se pranoi se bisedimet në këtë drejtim po shkojnë mbarë dhe se të dyja anët, janë mjaftë të interesuar për t’u arritur një marrëveshje e përshtatshme për të dyja palët.

Përndryshe, nesër do të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe se përflitet se një marrëveshje e tillë mes LDK-së e AAK-së. mund të arrihej para kësaj, por se si duket pozita e nënkryetarit të komunës, të cilën mësohet se AAK po e do me ngulmë, e në anën tjetër edhe LDK, përkatësisht kryetari Haziri, ngulmon të mos e jep, e ka shtyrë deri më tani një marrëveshje të mundshme.

E në skenën politike të Gjilanit, duke përfshirë edhe dy taboret LDK e AAK, veç përflitet se çështja e nënkryetarit të komunës është punë e kryer dhe LDK do të lëshojë pe, dhe se ky post do t’i takoj AAK-së, përkatësisht Rexhep Kadriut, kryetarit të AAK-së.

Nga ana e tij, Kadriu mohoi të jetë kryer kjo punë dhe se të jetë arritur marrëveshja që ai të jetë nënkryetar, por nuk e ka mohuar se posti i nënkryetarit është “çështje në tryezë”  për të cilin po negociohet.

“Një gjë dihet, se Aleanca nuk do të hyjë në bashkëqeverisje sa për sy e faqe por ajo dëshiron hisen që i takon dhe me këtë të marrë po ashtu edhe përgjegjësinë për ta bashkëqeverisë Gjilanin në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Kadriu.

E kur jemi te hisja e kërkuar, Kadriu thotë se të gjitha opsionet janë të hapura, pa përjashtuar postin e nënkryetarit por edhe numrin e drejtorive që kërkon AAK, por që nuk preciozoi se sa drejtori i do AAK,

Me rendësi për Kadriun e AAK-së është fakti se e mira e gjithë kësaj është se në këto bisedime ka gatishmëri nga të dyja palët, edhe nga ai edhe nga kryetari Haziri për të gjetur një formulë që do t’i kënaqte të dyja palët, në mënyrë që të kemi një marrëveshje politike mes LDK e AAK, për të qenë partnerë në bashkëqeverisje me Gjilanin. /2lonline/

KOMENTE