(2LONLINE) – Luginasit që jetojnë në Kosovë, veçanërisht ë Anamoravë, janë të zhgënjyer me institucionet dhe të lodhur nga problemet që po ju dalin në rregullimin e dokumentacioneve, e i zhgënjyer për këtë problematikë është edhe Kushtri m Kadriu, zëdhënës i Lëvizjes Vatra në Gjilan, sipas të cilit, në Kosovë më shpejtë marrin shtetësi kinezët se sa luginasit
Ai ka përkujtuar se në vitin 1999-2002 regjimi serb, nga Kosova Lindore dëboi me dhunë me mijëra qytetarë shqiptarë nga shtëpitë e tyre për në drejtim të Kosovës. Si pasojë e presionit, dëmtimit të shtëpive e pronave dhe kushteve të rënda të sigurisë, shumë banor nuk u kthyen kurrë më në shtëpitë e tyre, dhe mbetën për të jetuar në Kosovë. Mbetën për të si qytetarë apatrit, pa shtetësi, si pasojë I ligjeve burokratike dhe diskriminuese që ka Republika e Kosovës, gjegjësisht “Ministria e Punëve te Brendshme“ për qytetarët e Kosovës Lindore.
Kadriu thotë për 2Lonline se etëm në komunën e Gjilanit ka mbi 1000 qytetarë që janë pa kurrfarë nënshtetësie e pa asnjë dokument. Këta qytetare ka mbi 14 vjet që jetojnë këtu, por ata nuk kanë asnjë lloj dokumenti me të cilin mund të dëshmojnë se janë banorë të kësaj komune. Ata nuk kanë as dokumente të Serbisë.
“Problem shumë shqetësues është rasti tek të rinjtë të cilët nuk janë ta pajisur me dokumente identifikimi dhe nuk po mund të regjistrohen as për të marrë lejen e vozitjes. Kur shkojnë për të marrë dokumente në Serbi,u thonë jeni banor te Kosovës dhe nuk keni të drejte të keni dokumente të Serbisë, e kur shkojnë në Kosovë u kërkohet që të kenë dokumente identifikimi të Serbisë të cilat nuk i lëshon për ta shteti Serb”, thotë Kadriu.
Zëdhënësin e Vatrës. Kujton se në vitin 1999, kur u dëbuan nga regjimi Serb për në Kosovë, këta të rinj ishin fëmijë, e tani kanë hyrë në moshën e pjekurisë, e i kanë kaluar të tetëmbëdhjetat, por nuk kanë asnjë dokument të dëshmojnë se sa vite i kanë e nga janë, apo edhe se ku banojnë, ngase kanë mbetur njerëz pa atdhe..
“Pa letërnjoftim kanë mbetur edhe të rriturit, siç është rasti I një qytetari që ishte dëbuar nga Suharna e Malësisë së Bujanocit, dhe I cili nga vitit 1999 në Gjilan, kishte udhëhequr Këshillin e të Dëbuarve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, por as ky nuk ka ndonjë dokument identifikimi të Kosovës”, ka thënë Kadriu., e që sipas tij, ka plotë raste të tilla.
“Për të pasur dokument identifikimi të përkohësisht duhet të paguajnë sigurime shëndetësore, gjë që mbi 95% e qytetarëve të Kosovës që kanë shtetësi nuk e kanë këtë sigurim, pastaj duhet të kenë para të mjaftueshme në bankë, që është shumë e vështirë për ti bërë, pasi që dihet se në çfarë gjendje të mjerueshme ndodhet Kosova tani. Pastaj duhet të kenë kontrata valide të punës, e që dihet se papunësia është 80%, dhe ata që punojnë në sektorin privat shumica nuk kanë kontrata”, thotë ai.
Kadriu e vlerëson absurde edhe faktin kur institucionet e Kosovës kërkojnë, që banorët të sjellin dëshmi nga gjykata serbe që nuk janë nën hetime. Kjo kërkesë automatikisht i lë pa dokumente ish-pjesëtarët e UÇPMB-së, të cilët në asnjë mënyrë nuk mund të marrin një dokument të tillë, por edhe të shkojnë ta kërkojnë atë, ngase do të burgoseshin menjëherë. /2lonline/