DYLON

Kadriu: Në këtë fazë po investohen edhe gjashtë rrugë në Zhegër, me mbi 100 mijë euro

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça dhe drejtori i Prokurimit, Salih Kqiku, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e gjashtë rrugëve të reja që po ndërtohen në fshatin Zhegër në kuadër të shumë punëve që janë duke u bërë në pjesë të ndryshme në Gjilan.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, ka thënë se të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit meritojnë kushte më të mira infrastrukturore dhe për këtë Komuna e Gjilanit është duke punuar me dinamikë të shtuar dhe një shtrirje në gjithë hapësirën e saj.

EkoHigjiena

“Jemi në vizitë punimeve që janë duke u bërë në ndërtimin e gjashtë rrugëve të reja në fshatin Zhegër. Të gjithë qytetarët meritojnë infrastrukturën publike dhe përkujdesjen më të mirë të institucioneve komunale. Sot po i përgëzojmë qytetarët për këto gjashtë rrugë, duke i informuar se përkujdesja e qeverisjes lokale e udhëhequr nga kryetari Haziri do të jetë edhe më e madhe për çdo ditë të ardhshme. Në këtë fazë do të investohet asfaltimi i rrugëve, rregullim i rrjetit të kanalizimit, në mënyrë që punët të bëhen me rend dhe të kenë jetëgjatësinë më të qëndrueshme. Vlera totale e këtij projekti është rreth 100 mijë euro”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndryshe, Kadriu ka thënë se punët në ndërtim të infrastrukturës publike do të vazhdohen për çdo ditë, ngase investimet janë të qytetarëve me taksat e tyre që i paguajnë Komunës dhe poashtu me projekte do t’u kthehen në investime publike. /2L ONLINE/