Kadriu: MIT mbetet në dispozicion të vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë

Kadriu: MIT mbetet në dispozicion të vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë

Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka shkruar në profilin e tij se MIT mbetet në dispozicion të vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë, pas tragjedisë natyrore që la pasoja të rënda për vendin.

“Në kuadër të mobilizimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në përballje me dëmet e tërmetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dërguar 14 inxhinierë të ndërtimtarisë, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte”, ka shkruar Kadriu, transmeton 2LONLINE.com.

Ja postimi i plotë:

Sot gjatë takimit me shtabin e emergjencave dhe koordinimi i veprimeve për ditët në vijim.

Tërmeti në Shqipëri është ngjarje e dhimbshme që ka tronditur zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve dhe jo vetëm. Prandaj jemi bashkë, inxhinierë dhe profesionistë nga MIT dhe UBT.

Në kuadër të mobilizimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në përballje me dëmet e tërmetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dërguar 14 inxhinierë të ndërtimtarisë, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte.

Ky ekip gjendet në Shqipëri, pas kërkesës së autoriteteve të atjeshme dhe do të kryejnë punë në teren, në koordinim të plotë me vendasit.

MIT mbetet në dispozicion të vazhdueshëm për të ndihmuar Shqipërinë, pas tragjedisë natyrore që la pasoja të rënda për vendin.

KOMENTE