DYLON

Kadriu: Më 28 nëntor përfundon faza e dytë e projektit te Varrezat e Dëshmorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka nisur sot fazën e dytë të projektit për rregullimin e varrezave të dëshmorëve, projekt ky i lënë në gjysmë nga qeverisja e kaluar, thonë pushtetarët. E, Rexhep Kadriu, nënkryetar i Komunës, ka thënë se më 28 nëntor do të përfundojë faza e dytë e këtij projekti, duke shtuar se me këtë përmbushet zotimi i kryetarit Lutfi Haziri për përkujdesjen për varrezat e dëshmorëve dhe për familjet e tyre.

Fillimin e punimeve e ka inspektuar sot nënkryetari Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku dhe ai i Shërbimeve Publike, Naser Korça.

EkoHigjiena

“Ky projekt ka filluar para katër vitesh, mirëpo qeverisja e PDK-së e ka lënë në gjysmë sepse s’ka pasur vullnet dhe gatishmëri që ta përfundoj. Ne i kemi marrë masat e duhura, kemi bërë prerjen e punëve nga ish-kontraktori, është shkëputur kontrata dhe kemi shpallur tenderin e ri. Kjo është faza e dytë e projektit, pra shtrimi me kubëza betoni, sikurse edhe gjelbërimi, ndërkaq në vitin e ardhshëm nis faza e tretë e ndriçimit”, ka deklaruar nënkryetari Kadriu.

Kadriu tha se më 28 nëntor do të përfundojë faza e dytë e këtij projekti, duke shtuar se me këtë po përmbushet zotimi i kryetarit Haziri për përkujdesjen për varrezat e dëshmorëve dhe për familjet e tyre.

“Ne e kemi obligim ndaj dëshmorëve që të kujdesemi për vendin ku prehen, sikurse edhe për familjet e tyre. Më 28 nëntor përfundon faza e dytë dhe do të jetë një ambient krejt tjetër këtu. Tashmë po përmbushet zotimi i kryetarit Haziri për rregullimin e varrezave të dëshmorëve ashtu si i ka hije”, ka shtuar Kadriu.

Ndryshe, kostoja e këtij projekti arrin vlerën e rreth 60 mijë euro. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.