/2L ONLINE/ – Komunat e Luginës së Preshevës janë me shkallë më të lartë të varfërisë në Serbi, dhe për drejtuesit e Lëvizjes Vatra, kjo ndërlidhet edhe me faktin që në këto treva jetojnë shqiptarët dhe qasja e Qeverisë së Serbisë kur janë në pyetje investimet dhe zhvillimi, është përjashtuese, ndërkohë që politika shqiptare është pikë e pesë.
Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes “Vatra”, ka thënë se ajo të cilën ata e kanë shprehur publikisht tani e 13 vite që ky regjion është regjioni më i varfër në Evropë u dëshmua edhe një herë se një konstatim i tillë është reale pasi që ky regjion ka mbet regjioni më i pazhvilluar ekonomikisht në Serbi.
Kadriu,thotë se shkaktarë të kësaj gjendje datojnë qysh nga vitet e pas luftës se dytë botërore ku pushteti jugosllav, regjionet e banuara me shqiptarë i la nën harresën e zhvillimin, ndikim të mardh në këtë gjendje ka edhe dëbimi i qytetarëve nga eto treva pastaj ky regjion u përballë me një luftë të hapur frontale e cila la pasojat e sajë gjithë andej. “Mos investimi i qeverise serbe ne këtë regjion është shkaktarë determinant që ky regjion mbeti i tille siç është tani, por rol në këtë gjendej kanë dhe politikanët lokal shqiptarë që janë të ndarë në shumë rryma e ide politike”, ka thënë Kadriu, për të shtuar, se ky regjion duhet ta ketë vëmendjen edhe të faktorit ndërkombëtar kur është në pyetje edhe kjo çështje. /2L ONLINE/