Kadriu: Lëvizja Qytetare “Vatra” mbështet protestën e 12 shtatorit
Lëvizja Qytetare “Vatra” mbështet protestën e 12 shtatorit
Lëvizja Qytetare “Vatra” shpreh mbështetjen e saj të plotë për protestën e 12 shtatorit, të organizuar në përkrahje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ne vlerësojmë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë dhe dinjitetin e popullit të Kosovës. Kjo protestë përbën një shprehje demokratike të solidaritetit qytetar dhe të kërkesës për drejtësi të paanshme, transparente dhe të bazuar në fakte.
Ftojmë qytetarët t’i bashkohen protestës në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, duke dëshmuar unitet, respekt dhe përgjegjësi qytetare.
Lëvizja Qytetare “Vatra”
Kushtrim Kadriu
