Me rinisjen e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që edhe ata të përfshihen në këtë proces.
Kushtrim Kadriu ish koordinator i zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë që kjo duhet të bëhet patjetër, pasi që Lugina ka mbetur shumë prapa dhe e diskriminuar totalisht nga pushteti serb i Beogradit.
Ai konsideron që Kosova duhet t’i vë reciprocitet Serbisë, çka ofron Kosova për pakicën serbe, ashtu duhet edhe Serbia të ofrojë për shqiptarët e Luginës, pasi pakica shqiptare në Serbi ka shumë ngecje.
Gjithashtu Kadriu vlerëson që në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, Bashkimi Evropian duhet ta kushtëzojë Serbinë që t’i respektojë të drejtat e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës.
Ai thotë se fatkeqësi e madhe është që as Shqipëria e as Kosova nuk po bëjnë për qytetarët e Kosovës Lindor dhe kjo po i kontribuon edhe pastrimit etnik që po synon Serbia.
Kadriu, insiston se si aspekt pozitiv, do të ishte tërheqja e paraleles mes Veriut të Kosovës me Kosovën Lindore. “Kjo nuk po ndodh, madje asnjëherë nuk është përmend çështja e Luginës në bisedimet e Brukselit”,