/2L ONLINE/ – Koalicioni LDK-AAK, në Gjilan po funksionon mirë dhe se ndikimet e përgjithshme në nivel vendi nuk reflektojnë në nivel lokal, pasi këto dy subjekte që po bashkëqeverisin me Gjilanin në fokus e kanë qytetarin gjilanas dhe mirëqenien e tij dhe se përgjatë periudhës gati dy vjeçare kanë dëshmuar një qeverisje të mirë me komunë.
Kështu ka thënë për Portalin 2L ONLINE, Rexhep KAdriu nënkryetar i Komunës, njëherësh kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, sipas të cilit krejt angazhimi, energjia e kësaj qeverisje, në të cilën AAK bënë pjesë, orientohet për Gjilanin dhe qytetarin e tij.
Kadriu ka thënë se AAK-ja për aq sa ka hise në këtë bashkëqeverisje, po e jep maksimumin e saj dhe rezultatet flasin që hisja e këtij subjekti po funksionon perfekt. Ai tha se AAK-ja, ka dëshmuar një perfomancë të lartë, me angazhimin e madh që është duke e bërë, në dy drejtori të udhëhequra nga AAK-ja, pozita e nënkryetarit në Kuvend, por edhe pozita të tjera, për ditë e më shumë është duke e dëshmuar se si bashkëqeveriset me një partner, për të mirën e qytetarëve, duke u bërë shembull edhe për të tjerët.
“Ky besim i krijuar gjatë dy viteve në bashkëqeverisje, mes AAK e LDK, na krijon mundësi që ne të vazhdojmë tutje me punë, bashkë me partnerin në koalicion, deri në përfundim të këtij mandati. Por, bashkëpunimi me LDK-në, nuk do të mungojë as në të ardhmen, sepse si dy parti të djathta që jemi, ne në AAK parnerë strategjik e konsiderojmë LDK-në”, ka thënë Rexhep Kadriu, nënkryetar komune dhe kryetar dege i AAK-së në Gjilan. /2L ONLINE/