DYLON

Kadriu: Koalicion për Gjilanin, për të mirën e qytetarëve

Kadriu: Koalicion për Gjilanin, për të mirën e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Rexhep Kadriu, kreu i AAK-së së Gjilanit, ka shkruar në profilin e tij në facebook se sot, kryesia e AAK-së dega në Gjilan, unanimisht i ka dhënë përkrahje koalicionit me LDK-në dhe AKR-në, për mandatin e ardhshëm qeverisës në Gjilan.

Po ashtu në këtë takim të kryesisë së AAK-së, përkrahje morën edhe Nazim Gagica, që do të jetë drejtor i Drejtorisë së Arsimit, dhe Selami Xhemajli drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pra dy kuadro që do ta përfaqësojnë AAK-në në qeverisjen komunale.

“AAK mbetet e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj programore, të prezantuara gjatë fushatës zgjedhore. Pra, ky koalicion është për Gjilanin, për të mirën e qytetarëve dhe vazhdimësi e bashkëpunimit të sinqertë dhe serioz me LDK-në dhe kreun e komunës, Lutfi Haziri”, ka shkruar Rexhep Kadriu i AAK-së, njëherësh zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës.

EkoHigjiena

.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.