DYLON

Kadriu: Këtë vit asfaltohen disa rrugë për të përmirësuar kushtet për prodhuesit privat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, sot në Gjilan është mbajtur një takim i përbashkët me disa biznese, me çrast nga niveli lokal është konfirmuar që brenda vitit 2016 do të asfaltohen nga buxheti vetanak rrugët që shpiejn në fabrikat private të prodhimit, të cilat kanë numër të madh të të punësuarve.
Në këtë takim pos bizneseve i pranishëm ishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, drejtor të drejtorive komunale dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme, nga i cili takim u tha që zhvillimi ekonomik, punësimi dhe krijimi i lehtësirave për të bërë biznes, janë elementet më patriotike të pasluftës në vend.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka thënë se me përcaktimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, janë vendosur në prioritet të investimeve për këtë vit disa rrugë që të qojnë në bizneset prodhuese, duke mos llogaritur edhe shumë të tjera që krijojnë lehtësira shtesë për shumë biznese të tjera.

EkoHigjiena

“Këtë vit me përcaktim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, janë vendosur në prioritet të investimit të disa rrugëve që shfrytëzohen më shumë nga bizneset prodhuese, të cilat nëse përkthehen në kilometra, atëherë bëhet fjalë për disa dhjetra kilometra rrugë të reja me asfalt. Kjo është bërë për arsyen e vetme që biznesi të ketë mbështetjen institucionale në këtë formë. Lehtësirat tjera në politikbërjen lokale janë të shumta dhe do të vazhdohet edhe më tutje. Biznesi është ai që punëson numrin më të madh të qytetarëve të Gjilanit, e jo Komuna e cila brenda vitit punëson ndonjë zyrtar dhe vetëm në raste kur lirohen vendet, me pensionim të ndonjë zyrtari”, ka thënë ai duke promovuar lehtësirat që janë bërë nga ana e Komunës për biznesin.

Kurse nga ana e tij, kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ajo që shihet në biznesin e Gjilanit është model i mirë se si të veprohet në biznese të qëndrueshme dhe kështu të ndikohet në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bizneset e Gjilanit janë model i zhvillimit të tyre edhe për bizneset nga Komunat tjera. Këtu shihet vërtetë puna e madhe që bëhet në sektorin privat. Ky është promotori i zhvillimit ekonomik të vendit. Me mbështetjen institucionale dhe me dizajnim të mirë të politikave zhvillimore të qeverisë, Gjilanasit dhe në përgjithësi bizneset e Kosovës dëshmojnë veten me kualitet dhe me punë të përkushtuar për zhvillim të vendit. Nga Gjilani kemi shumë artikuj që eksportohen sot në vende tjera”, ka thënë ai.

Pos tjerash pas vizitës në fabrikën e ujit DEA të pronarit Mustafë Shala dhe të fabrikës tjetër të këtij biznesmeni, asaj për ruajtjen dhe përgatitjen e bananeve për treg, Gërxhaliu ka thënë, “nëse uji “DEA”përdoret nga ushtarët amerikan dhe ushtri të shumta në ballkan dhe Europë, por edhe nga shumë eksportues të tjerë, pse mos ta konsumojmë ne qytetarët e Kosovës këtu”, tha ai ndër të tjerash.

Poashtu Gërxhaliu ka ndarë një mirënjohje në shenjë falënderimi për Fabrikën e ujit “DEA”, e cila është e dëshmuar për cilësi në produktet e veta.

Kurse, pronari Mustafë Shala, ka bërë të ditur se angazhimet e tij dhe të stafit menaxhues janë për zhvillim të biznesit, zgjerim të mëtejm dhe rritje të të punësuarve, mirëpo kjo sipas tij mund të bëhet shumë lehtë nëse mbështetja ekziston edhe përmes politikave qendrore. Ai ka bërë të ditur se kapaciteti i prodhimit në fabrikën e ujit është 30 mijë litra brenda një ore.

Ndryshe, pas vizitës në këto dy fabrika që punësojnë më qindar punëtorë, ky delegacion ka vizituar edhe biznesin tjetër të importit dhe shitjes me shumicë të materialit të ndryshëm “GAP”, duke potencuar mbështetjen që do t’u ofrohet bizneseve të Gjilanit qoftë nga Komuna apo edhe OEK. /2L ONLINE/