Kadriu ka vizituar çerdhen e fëmijëve “Ardhmëria I”

Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, ka vizituar çerdhen e fëmijëve “Ardhmëria I”, për të parë nga afër kushtet ne të cilat rrinë fëmijët gjatë ditës.
“Zhvendosja e çerdhes ka qenë e qëllimshme dhe aspak e mirë, sepse kjo ka dëmtuar drejtëpërdrejt fëmijët tanë. Mirëpo kjo ka ardhë nga një pushtet që e ka quar vetëm drejt humnerës qytetin tonë, duke tentuar madje ta privatizojë edhe çerdhen e fëmijëve tek “Integji””, ka thënë Kadriu.

Mirëpo ai ka shtuar duke thënë se me ardhjen e tij në pushtet, njëri ndër prioritetet e tij do të jetë ndërtimi i pesë çerdheve për fëmijë në qytet dhe ofrimi i të gjitha kushteve të nevojshme që fëmijët tanë kanë nevojë.

Sipas zyrtarëve të AAK-së edhe drejtoresha e çerdhes “Ardhmëria I”, Fetije Memeti, e cila ka pritur kryetarin Kadriu dhe delegacionin e AAK-së, është shprehu e indinjuar me problemin e objektit dhe vështirësitë që po shkaktohen nga pagesat e qirasë.

“Ne jemi zhvendosur këtu pa dashjen tonë, ndërsa kjo na ka kushtuar shumë se paguajmë një shumë prej 1800 euro qira në muaj, gjë që do të thotë shumë për ne. Na është premtuar se do të bëhet një çerdhe, mirëpo ajo që e dimë deri më tani është se ky objekt nuk është aspak i përshtatshëm dhe i sigurt për fëmijët”, ka thënë Memeti.

Kryetari Kadriu, në këtë takim është shoqëruar nga bartësi i listës së AAK-së Selami Xhemajli dhe sekretari i përgjithshëm Nazim Gagica. Ndërsa, ka thënë se premtimet e tij do të realizohen me ardhjen e tij në pushtet dhe zgjidhja për problemin e çerdheve në komunën e Gjilanit, nuk do të ekzistojë më. /2lonline/

KOMENTE