Kadriu, Isufi dhe Shkodra zotohen për rritje të zhvillimit ekonomik pas 11 qershorit

Kadriu, Isufi dhe Shkodra zotohen për rritje të zhvillimit ekonomik pas 11 qershorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, i cili është edhe kandidat për deputetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, bashkë me dy kandidatët e tjerë për deputetë nga Aleanca, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra, i bënë vizitë Tregut të Gjelbërt në Gjilan.

Gjatë kësaj vizite, kandidatët takuan qindra qytetarë me të cilët biseduan dhe u informuan me hallet dhe kërkesat e tyre për qeverinë e ardhshme të drejtuar nga Ramush Haradinaj kryeministër.

Tre kandidatët për deputet nga Gjilani, Kadriu, Isufi e Shkodra u zotuan se me qeverinë Haradinaj, Kosova në përgjithësi dhe Gjilani në vecanti, do të ketë një zhvillim të hovshëm ekonomik dhe se përkrahja qytetare për tre kandidatët tanë do të përkthehet në investim në Gjilan.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

KOMENTE