DYLON

Kadriu inspekton punimet në ndërtimin e trotuarit në Velekincë dhe Zabel

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – ënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Prokurimit, Salih Kqiku, kanë parë sot nga afër punët që janë bërë në ndërtimin e trotuarit nga fshati Velekincë e deri tek shkolla “Abaz Ajeti” në lagjën “Arbëria” si dhe punët në ndërtimin e trotuarit në lagjen “Zabel i Sahit Agës”.

Punimet në këto dy projekte dhe disa të tjera janë ndërprerë shkaku i kushteve atmosferike, ndërsa nënkryetari Kadriu i ka urdhëruar kompanitë që të fillojnë punën në terren që nga datat 2 mars.

EkoHigjiena

Duke folur për rëndësinë e investimeve infrastrukturore, të cilat janë prioritetet kryesore të qeverisjes Haziri, nënkryetari Kadriu theksoi se ndërtimi i këtyre trotuareve do t’u ofrojë mundësi më të mira të qarkullimit të qytetarëve, e kryesorja, sipas tij, është që me këtë do të shmanget rreziku ndaj qytetarëve nga automjetet, që shpesh herë kanë qenë vdekjeprurëse.

“Unë i urdhërova kompanitë që të rifillojnë punimet më 2 mars në mënyrë që të kryhen punët sipas dinamikës së paraparë me kontratë. Këto projekte janë vazhdimësi e qindra projekteve që janë realizuar në kuadër të implementimit të katërshes së madhe të prioriteteve të Komunës së Gjilanit, ku hynë infrastruktura me të gjitha elementet përcjellëse. Ndërtimi i këtij trotuari iu mundëson qytetarëve që të qarkullojnë më lirshëm. Viti 2015 do të jetë vit i punëve dhe projekteve të mëdha në infrastrukturë”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Projekti për ndërtimin e trotuarit nga shkolla “Abaz Ajeti” deri tek shkolla “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë është investim nga të hyrat komunale dhe kap vlerën e mbi 118 mijë eurosh, ndërsa projekti i ndërtimit të trotuarit në “Zabel” kap shifrën e afro 60 mijë eurosh. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.