Kadriu i Vatrës, ja në cilin shtet ia preferon të ardhmen kryetarit të Gjilanit!

Kadriu i Vatrës, ja në cilin shtet ia preferon të ardhmen kryetarit të Gjilanit!

Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, ka kohë që po adreson kritika në adresë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për çështje të ndryshme. Por, siç shprehet ai, këto kritika si duket po ndikojnë që t’i bëhet presioni për të heshtur, transmeton portali 2LONLINE.com.

Në këtë kontekst ai përmend vendin e punës, në bibliotekën e qyteti, ku sipas tij, nga drejtoria përkatës po u bëhet presion punëtorëve dhe Kadriu këtë e ndërlidhë pikërisht me kritikat e tija dhe po e sheh si përpjekje indirekte për ta heshtur atë. Siç ka thënë ai: “janë shtuar ardhjet e komisioneve për të verifikuar sa a jemi ne punëtorët në vendin e punës”.

Duke përmendur punët e mira që janë bërë në bibliotekë, si në regjistrimin e anëtarësisë apo edhe të dhënies së librave për lexim, pikërisht falë punëtorëve që janë në vend pune e punojnë, Kadriu tha se këso “skena”, po bëhen në bibliotekë vetëm e vetëm për të frikësuar atë që ta mbylli gojën, siç thotë ai, e ti ndalë kritika kundrejt keqmenaxhimit të kreut të komunës me komunën dhe gjithashtu edhe me Bibliotekën e Qytetit.

Duke dhënë sqarime, se si punohet aty, ai ka rikujtuar se biblioteka punon me dy ndërrime, i kanë edhe ditë të lira pasi që punojnë në vikend, e për ta ilustruar presionin, sipas tij, mjafton të tregohet rasti i sotshëm kur një punëtore e bibliotekës gjatë kohës së pauzës ka shkuar në bankë për t’i dorëzuar paratë e bibliotekës, i është tërhequr vërejtja nga zyrtarët e kulturës se pse ka dalë jashtë objektit të bibliotekës.

Kadriu ka thënë se nëse kryetari Haziri mendon se mund ta frikësojë, e ka shumë gabim.

“Lutë, më këto sjellje qyqare nuk e zhbën dot opozitarizmin në Gjilan. “Qyteti i demokracisë” nuk e toleron një sjellje të tillë. Ik në Kore të Veriut se atje veprohet kështu si doni ju”, është shprehur Kadriu, transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE