DYLON

Kadriu: I lumtur që sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës katër korsi nga Gjilani në drejtim të Bresalcit

Kadriu: I lumtur që sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës katër korsi nga Gjilani në drejtim të Bresalcit
Avatar photo Redaksia

“I lumtur që sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës katër korsi nga Gjilani në drejtim të Bresalcit, projekt ky kontrata e të cilit është nënshkruar në dhjetor të 2019-së në mes të qeverisë Haradinaj, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), dhe BERZH-it”, ka shkruar në profilin e tij Rexhep Kadriu, tani zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ja postimi i tij i plotë:

I lumtur që sot filluan punimet për ndërtimin e rrugës katër korsi nga Gjilani në drejtim të Bresalcit, projekt ky kontrata e të cilit është nënshkruar në dhjetor të 2019-së në mes të qeverisë Haradinaj, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), dhe BERZH-it.

EkoHigjiena

Kujtojmë se në kuadër të kësaj marrëveshje, përveç zgjerimit të rrugës që filloi sot, do të kryhet edhe zgjerimi i rrugës Gjilan-Kllokot me gjatësi prej 11 kilometrash, dhe të gjitha hyrje – daljet në Gjilan. Në qeverinë Haradinaj Gjilani ka përfitua qindra miliona projekte të cilat po realizohen edhe sot e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit e Anamoravës, por edhe lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Falënderim edhe për kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për bashkëpunimin e ngushtë dhe të sinqertë me pushtetin qëndror lidhur me projektet kapitale për Gjilanin të financuara nga Qeveria e Kosovës, si dhe mbi bazën e marrëveshjeve me organizata ndërkombëtare siç është BERZH-i.

Mbetemi të vendosur që projektet e nisura, si dhe ato që janë të nënshkruara kaherë, pavarësisht tendencave për ti stopuar, ato do të realizohen sepse përfitues i vetëm është qytetari ynë, taksapaguesi i rregullt gjilanas.
Urime Gjilan!
R.K

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.