DYLON

Kadriu i AAK-së: Urime Festa e Fitër Bajramit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rexhep Kadriu, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, në emër të të gjithë strukturës së Degës së Aleancës në Gjilan, të gjithë besimtarëve muslimanë u uron festën e Fiter Bajramit, duke u dëshiruar paqe dhe harmoni në familjet e tyre.

Kadriu, që është edhe nënkryetar komune ka thënë se urimin e tij për këtë festë të veçantë tonën, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin, e përcjellë me dëshirën që të na pres me të gjitha të mirat në familje dhe të na lë me mbarësi dhe në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

EkoHigjiena

Përndryshe, ai një urim të tillë e ka adresuar edhe për Bashkësinë Islame në Gjilan me dëshirën që paqja, mëshira dhe dashuria të mbizotëroj mbi mbarë njerëzimin. Të jetë ky një Bajram që na bashkon edhe më fuqishëm na bënë edhe më solidarë me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë, të na bekohen familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. e duke qenë kështu ne jemi më afër edhe Zotit, thuhet në urimin e Kadriut. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.