DYLON

Kadriu i AAK-së: Jemi koalicioni më i mirë, shembull për krejt Kosovën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot kur po bëhen, dy vite që kur pushtetin në Komunën e Gjilanit e mori LDK me partnerët e saj, vlerësimi pozitiv vije edhe prej AAK-së që është bashkëpjesëmarrëse në qeverisje me komunë. I pari i AAK-së së Gjilanit, Rexhep Kadriu, që njëherësh është edhe nënkryetar i komunës, pasi subjekti i tij është partneri kryesor i LDK-së në këtë bashkëqeverisje me Gjilanin, vlerëson se këto dy vite ishin vite të një qeverisje të mirë.

Madje, ai i quajti këto dy vite të qeverisjes, si vite të qeverisjes së besimit, të qeverisjes për qytetarët dhe të qeverisjes me duar të pastra. Kadriu ka thënë se kur e morën pushtetin për të qeveris me Gjilanin u ballafaquan me sfida të shumta sepse kur e morën gjendja ishte e shkapërderdhur nga qeverisja e kaluar, kishte plotë projekte të lëna përgjysmë, të pafilluara, të pambaruara dhe plotë defekte tjera, por se ky koalicion aktual u tregua i suksesshëm dhe i vuri në binarë gjërat.

EkoHigjiena

“Jemi koalicioni që ka qeverisë mirë dhe se ky koalicion është shembull për tërë Kosovën”, ka thënë nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu, për të numëruar pastaj, të gjitha punët e mira, që sipas tij, janë bërë në këto dy vite. Ai tha se janë bërë investime të mëdha, në infrastrukturë dhe segmente tjera sikurse asnjëherë më parë, po ndërtohet një Gjilan i ri në këtë qeverisje dhe shtoi se Gjilanin e presin investime edhe më të mëdha përgjatë vitit 2016. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.