/2L ONLINE/ – Publikimi i informacionit në media qendrore për një ofertë të mundshme që partnerët e koalicionit qeverisës PDK e LDK i kanë bërë AAK-së, për të iu bashkuar në qeveri si partnere e tretë, e ku parashihet që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër nga fundi i 2016 – tës, është komentuar edhe nëpër nivele lokale, dhe njëri nga ta Rexhep Kadriu, që drejton Degën e AAK-së në Gjilan dhe që njëherësh është edhe nënkryetar komune, e sheh këtë vetëm si tentim për të blerë kohë sepse, siç shprehet ai, “Gjarpërinjve” nuk u zihet besë!
“Ditëve të fundit ka fillua lëvizja e gurëve të kalasë së qeverisjes PDK-LDK, e kjo po vërehet tani edhe me pranimin e bisedimeve për koalicion si dhe propozimet qe vijnë nga deputetë të LDK-së për alternativa të ndryshme. E sa i përket fjalëve se në fund të vitit 2016, Ramush Haradinaj të udhëheqë me qeveri, kjo është diçka qe nuk ndodhë sepse besueshmëria ka humbë në “Gjarpërinjtë””, ka thënë për Portalin 2L ONLINE, Rexhep Kadriu, kreu i Aleancës në Gjilan.
Ai tha se në këtë mënyrë nuk ofrohet zgjidhje për situatën, por vetëm po tentohet të blihet kohë. /2L ONLINE/