DYLON

Kadriu i AAK-ës uron ditën e mësimdhënsit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Me rastin e Ditës së Mësuesit – 7 Marsi, kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit nënkryetar i komunës Rexhep Kadriu, në emër të të gjithë strukturës së tij, uron të gjithë mësimdhënësit anë e mbanë Kosovës, e në veqanti ata të komunës së Gjilanit.

“Duke iu falenderuar për punën e madhe që e bëni në arsimimin dhe edukimin e brezave, në dhënien e dijes dhe orientimin e fëmijëve tanë drejt rrugës të së ardhmes, ju urojë Ditën e Mësuesit-7 Marsin. Vetëm një ditë në vit është pak për të shpërblyer punën e të gjithë dhënësve të dijes, por shpresojë që ky përkushtim dhe ky angazhim të vazhdojë edhe më tutje, natyrisht në bashkëpunim edhe me nxënës, prindër e institucione komunale”, ka thënë Kadriu.

EkoHigjiena

Kadriu njëherit ka uruar edhe mësimdhënësit brenda strukturës së tij, duke i falenderuar për punën dhe angazhimin e tyre./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.