DYLON

Kadriu i AAK: Dita e sotme ditë e rendësishme për vendi

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kreu i AAK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar komune, Rexhep Kadriu,  i cili po ashtu është kandidat për deputet, ka uruar qytetarët për dutën e sotme duke i ftuar ata të dalin masovikisht për të votuar, ndërsa e ka quajtur këtë ditë kur po votohet, si një ditë të rëndësishme për Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën në përgjithësi.

Kadriu me këtë rast i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit, që të dalin të votojnë me përgjegjësi dhe mos të lejojnë askënd të manipulojnë me votën e tyre dhe se sipas tij zgjedhësit sot e kanë mundësinë më të mirë për të zgjedh kandidatët dhe formacionin më të mirë.

EkoHigjiena

Ai tha se me votën e tyre që do e japin sot qytetarët, ata e kryejnë obligimin qytetar në frymën qytetëruese ashtu sië ishte edhe përgjatë fushatës kjo frymë, ndërsa ka uruar për një proces të lirë e demokratik të votimit, që, siç u shpreh ai, do të jetë në shërbim të shtetit të Kosovës.

Përndryshe, pas pak Kadriu i AAK-së do t’i drejtohet edhe vet kutisë së votimit. Mësohet se ai do të votojë në shkollën fillore “Skenderbeu” në Përlepnicë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.