DYLON

Kadriu: Hajde more gëzuar, urime e për hajër!

Kadriu: Hajde more gëzuar, urime e për hajër!
Avatar photo Redaksia

“Sot teksa po shëtisja me biçikletë në qytetin tim të lindjes dhe të rritjes pashë se po përfundohej një projekt i nisur kaherë nga Komuna e Gjilanit. Hajde more për hajër se shpëtuam më në fund nga kjo torturë e tejzgjatur. U pati bërë qendra e Gjilanit porsi stazë e Super Marios”.

Kështu është shprehur, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu, lidhur me projektin e zgjerimit dhe asfaltimit të qendrës në Gjilan,  që u inaugurua sot, e ku sipas tij, ky projekt aq shumë ishte stërgjatë, siç shprehet ai: “Thuajse po ndërtohej ndonjë anije kozmike”.

“Aq shumë u bë film kjo punë saqë po të mos ishim në kohë pandemie, garant i kisha thirr krejt kushërinjtë edhe e kisha mbajt një aheng të paparë që mori fund kjo vepër kolosale e udhëheqësit tonë të lavdishëm, kryetarit Lutfi”, është shprehur Kushtrim Kadriu i Vatrës. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.