/2L ONLINE/ – Në organizim të AZHR-Lindje, sot është mbajtur sesioni i parë informues në Gjilan, lidhur me ftesën për propozime për zhvillimin e sektorit privat. Deri më tani rreth 100 aplikantë potencialë ishin të pranishëm në këtë takim dhe kishin mundësinë që të informohen rreth detajeve mbi të gjitha aspektet e procesit deri në aplikim për këtë thirje për projekt-propozime (grante).
Në këtë takim ishte I pranishëm edhe nënkryetari I Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, I cili ka shprehu mirënjohjen e tij për rrjetin ARDA dhe në veçanti AZHR-Lindje, për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e sektorit privat në komunën e Gjilanit, duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë dhe e madhe që u ofrohet bizneseve të vogëla dhe të mesme.
“Është një mundësi e madhe që po u ofrohet bizneseve të vogëla dhe të mesme. Shpresojmë që të kemi sa më shumë përfitues të këtyre granteve, që ndikojnë drejtëpërdrejtë edhe në gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillim ekonomik njëkohësisht. AZHR dhe mekanizmat e saj mbështetës, janë meritorët e drejtëpërdrejtë për këto takime, me qëllim të përgatitjes paraprake të aplikuesve të mundshëm që të kenë sukses. Në mbështetje të kryetarit Haziri, jemi të vendosur që biznesit në Gjilan ti krijohen kushte dhe lehtësira edhe më të mëdha në ushtrim të veprimtarive të tyre, sepse interesi I përbashkët është zhvillimi dhe punësimi”, ka thënë, ndër të tjerash, në fjalën e tij, nënkryetari Kadriu.
Edhe drejtori I Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ka thënë se kjo është një mbështetje për sektorin privat, që mundësohet nga zyra e BE-së në Kosovë dhe fondet e qytetarëve të BE-së.
“Është fat I madh që kemi një mbështetje të zyrës së BE-së, përmes projekteve me shumë rëndësi në zhvillim ekonomik në Kosovë. Urojmë që sa më shumë biznese nga komuna e Gjilanit të jenë përfitues. Si drejtori, jemi të gatshëm në asistim dhe mbështetje të bizneseve që të jenë përfitues nga këto grante, por një rol ky ka këtu ARDA-ja, me stafin e saj, të cilët tashmë kanë dëshmuar për mbështetjen konkrete të bizneseve të këtij regjioni dhe të Gjilanit në veçanti”, tha drejtori Zuzaku, duke ftuar të gjitha bizneset e vogëla dhe të mesme, që të jenë pjesë e këtij programi, në mënyrë që përfitues të jenë sa më shumë qytetarë, përmes punësimeve të reja.
Ndryshe, skema e granteve për zhvillimin e sektorit privat, financohet nga zyra e BE-së në Kosovë, në kuadër të projektit “Mbështetje e Zhvillimit Ekonomik Rajonal në Kosovë” i implementuar nga rrjeti ARDA.
Kurse, udhëzimi dhe dosjet e plota të aplikimit mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm dhe afati i fundit për aplikim është:
www.arda-kosovo.eu/grant-scheme