DYLON

Kadriu fton seancën urgjente të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kadriu fton seancën urgjente të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu , kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka bërë me dije se në cilësinë e tij nga kjo pozitë dhe bazuar në kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka ftuar një seancë urgjente të Kuvendit Komunal, me temë diskutimi çështjen e vijës kadastrale në lagjen Dardania.

“Kjo çështje ka një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e komunës sonë, pasi ndikon drejtpërdrejt në të drejtat pronësore, planifikimin hapësinor dhe zhvillimin urban të qytetit”, ka thënë Kadriu.

EkoHigjiena

Përndryshe, seanca është ftuar për të martën, 29.07.2025, ora 10:00.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.