DYLON

Kadriu fton në takim konsultativ kryetarët e partive të përfaqësuara në kuvend – tema e nxehtë, buxheti për vitin 2025

Kadriu fton në takim konsultativ kryetarët e partive të përfaqësuara në kuvend – tema e nxehtë, buxheti për vitin 2025
Avatar photo Redaksia

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka bërë me dije se në cilësinë e kryesuesit, ka ftuar për nesër në një takim konsultativ kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal, me qëllim të diskutimit të projekt-buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin 2025.

“Ky takim konsiderohet si përpjekja jonë e fundit për të arritur konsensus dhe për të garantuar miratimin e buxhetit brenda afateve të përcaktuara”, ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu.

EkoHigjiena

Mbetet të shihet SE a do t’i përgjigjen kësaj ftese, të ftuarit, nëse po, si do të rrjedh takimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.