DYLON

Kadriu e Bunjaku Rexhepi u takuan me përfaqësues të KFOR-it turk

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, kanë pritur sot një delegacion të KFOR-it turk, në krye me Lejtnantin e parë Sadik Ozsensoy.

Në këtë takim mes dy palëve, u fol për gjendjen e sigurisë në Komunën e Gjilanit, që u vlerësua të jetë e mirë si dhe për forcimin e bashkëpunimit me qeverinë turke.

EkoHigjiena

“Marrëdhëniet tona me popullin turk janë vëllazërore. Bashkëpunimi është shumë i mirë edhe me komunitetin turk në Gjilan dhe ju konfirmoj se do t’i ndihmojmë për t’ua zgjidhur problemet e tyre. Së bashku me kryetarin Haziri ia kemi sjellë një frymë të re qeverisjes së Gjilanit në të mirë të të gjithë qytetarëve”, është shprehur me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu.

Nga ana tjetër, Lejtnanti i parë Sadik Ozsensoy ka falënderuar z. Kadriu dhe znj. Bunjaku Rexhepi për pritjen, ndërsa ka konfirmuar se do të ketë bashkëpunim të mirë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.