DYLON

Kadriu: Dita e Flamurit, ditë kur kujtojmë sakrificën e heronjve për liri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rexhep Kadriu, nënkryetar komune dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, ka thënë se 28 Nëntori – Dita e Flamurit eshët njëra nga ditët më të rëndësishme ku kujtohen vlerat gjithëkombëtare dhe sakrifica e heronjve tanë për liri dhe të mirat që sot i gëzojmë

“Shpresojmë se kjo ditë të jetë kujtesa më e mirë për të vazhduar ti përmbushim obligimet tona ndaj atyre që na mundësuan të festojmë sot edhe në shtetin tonë Republikën e Kosovës dhe njëherësh, të punojmë për ta bërë këtë vend shembull për të tjerët”, ka thënë Kadriu i AAK-së.

EkoHigjiena

Ai ka uruar gjithë shqiptarët kudo që janë për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, në veçanti qytetarët e Komunës së Gjilanit duke i inkurajuar që të kanë përkushtim të vazhdueshëm në përgjegjësitë dhe kontributin e përbashkët që mund të japim për qytetin e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.