DYLON

Kadriu: Derbi “Drita” – “Gjilani” i vetmi i përmasave ballkanike

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në një konferencë për media të organizuar nga Komuna e Gjilanit, pas takimit me udhëheqësinë e dy klubeve fudbollistike “Drita” dhe “Gjilani”, që u kryesua nga nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, zëvendës komandantin e stacionit policor në Gjilan, Naser Rrahmani, së bashku me
përfaqësuesit e dy klubeve si dhe të dy tifozerive, kanë thënë se qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë do të shohin një derbi të vërtetë gjatë ditës së nesërme, mes këtyre dy klubeve sportive.

Në fjalën e tij nënkryetari, Kadriu, ka thënë se derbi lokal është një vlerë dhe pasuri e një qyteti, por ky derbi nuk është vetëm lokal, por është derbi më i madh që nuk e kanë qytetet e tjera, prandaj lirishtë mund ta quajmë derbi ballkanik.

EkoHigjiena

“Arsyeja e këtij takimi me klubet e fudbollit, janë përgatitjet sa më të mira për derbin e nesërm mes dy klubeve sportive “Dritës” dhe “Gjilanit”. Na ka nderuar me pjesëmarrjen e rëndësishme edhe zv. Komandanti i Policisë së Kosovës në Gjilan, Naser Rrahmani, ku bashkërisht kemi bërë gjithë planin se si do të mbarvaj i gjithë procesi, nga fillimi deri tek fundi i lojës. Nga këtu kërkojmë që të kemi një lojë, një spektakël, që do të na knaq të gjithëve dhe të jemi krenar për këtë vlerë, duke u lutur që të mos kemi asnjë ekses. Prandaj, nga këtu në emër të institucioneve lokale, u bëjmë thirrje dy klubeve, që në fushë të sjellin një derbi të vërtetë sporti, sepse lojëra të tilla nuk ka në asnjë qytet të Kosovës, ngase ky është një derbi i përmasave ballkanike”, ka thënë Kadriu.

Ai ka informuar se për gjithçka janë marrë vesh, duke precizuar vëndin dhe kohën se nga ku do nisen secili nga grupet e tifozëve dhe përgjegjësinë e kanë marrë dy klubet për mbarëvajtjen e gjithë këtij organizimi në mbykëqyrje dhe përcjellje të Policisë së Kosovës.

Ai ka uruar që kjo të jetë një lojë fudbolli, ku në fund të gjithë si qytetarë të kulturuar e me vlera të larta sportive, do të dalim edhe nga stadiumi, duke e komentuar lojën por asesi duke shkaktuar eksese.

“Lojërat sportive janë për të kënaqur tifozët dhe shikuesit në përgjithësi, andaj vëmendja e Gjilanit dhe e fudbollit të Gjilanit le të shihet nga të tjerët si vlerë e vërtet sportive e jo si ekses, sepse vetëm me organizime të mirëfillta sportive tregojmë kulturë”, përfundoi ai.

Kurse nga ana e tij zv.komandanti i Policisë në Gjilan, Naser Rrahmani, ka thënë se Policia e Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje sportive dhe në të njëjtën kohë ka lutur të gjithë tifozët që të sillen me përgjegjësi dhe maturi para, gjatë dhe pas përfundimit të kësaj loje sportive.

“Policia e Kosovës në Gjilan, ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ngjarje sportive, shpresojmë që mbarëvajtja e lojës të kaloj siç i ka hije sportit, ndërsa ekipeve u dëshirojmë suksese në fushë”, tha ndër të tjerash Rrahmani.

Kurse, dy klubet e fudbollit “Drita” dhe “Gjilani”, kanë informuar lidhur me përgatitjet që kanë bërë në aspektin organizativ të këtij derbi, duke potencuar kohën e nisjes dhe vendin e nisjes së tifozëve në drejtim të Stadiumit, por poashtu kanë dhënë informatën se kanë punuar gjatë, që kjo lojë të kaloj siç është më së miri dhe vetëm në kuadër të sportit për ta bërë më madhështore dhe më me vlerë këtë derbi të përmasave shumë më të mëdha se lokal. /2L ONLINE/