Kadriu: Çka i duhen LDK-së katër deputetë kur nuk po mund të bëjnë asnjë gjë për Gjilanin?!

Kadriu: Çka i duhen LDK-së katër deputetë kur nuk po mund të bëjnë asnjë gjë për Gjilanin?!

“Kryetari i Gjilanit gjithnjë është thirrur si lider i regjionit tonë, i deleguar në Prishtinë. Bile shumë prej neve kemi investuar politikisht goxha shumë duke besuar se më në fund e kemi një figurë të fuqishme, e cila përfundimisht, do ta nxirrte Gjilanin nga mos investimet qeveritare në të cilën ndodhet që nga paslufta. Por më kot. Përsëri po vazhdon avazi i vjetër, rajoni i Gjilanit po neglizhohet si mos më keq”, shprehet, Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan.

Ai thotë se: “Edhe pse nga LDK- ja e Gjilanit kanë shkuar katër deputetë, ky “i forti” ynë ende nuk ka arritur të nxjerrë as edhe një ministër, e lere më ndonjë gjë më shumë. Ndoshta kjo po ndodh për faktin se Lutfiu, njëherë e më parë e pati dërguar nga Gjilani një ministër që absolutisht për asgjë nuk mbahet mend, dhe ndoshta edhe mu për këtë nuk po e dëgjojnë më në kryesi të LDK- së në qendër”.

Sipas Kadriut, të paktën partitë e tjera e kanë ndonjë zëvendës ministër nga rajoni ynë, ndërsa LDK me katër deputetë asnjë fare.

“Çka ju duhen ata deputetë kur nuk mund të bëjnë asnjë gjë për rajonin tonë? Të kujt interesa përfaqësojnë ata? Ndoshta të Podujevës, të Prishtinë apo edhe të Pejës, por assesi të Gjilanit”, thotë Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”. /2LONLINE.com/

KOMENTE