Kadriu: Alarmohet Mogherini, edhe Trepça i iku nga tavolina

Kadriu: Alarmohet Mogherini, edhe Trepça i iku nga tavolina

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka shkruan në profilin e tij sePavarësisht presioneve nga Serbia, Bashkimi Evropian, dhe rekomandimi nga ShBA-ja, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit, qëndrojnë në të drejtën e Kosovë.

Ja postimi i plotë:

Pavarësisht presioneve nga Serbia, Bashkimi Evropian, dhe rekomandimi nga ShBA-ja, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit, qëndrojnë në të drejtën e Kosovës.

Politika serbe me mendësi millosheviçiane, vazhdimisht ka bërë përpjekje që në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, temë të jenë Ushtria, Asociacioni me kompetenca ekzekutive, kufijtë, territori, e mbi të gjitha Trepça e Ujmani.

Nuk paska qenë e vetme Serbia në këto përpjekje, tanimë botërisht po dihet se paska pasur mbështetje edhe nga përfaqësuesja e BE-së, ndërmjetësuese dhe kinse lehtësuese e dialogut mes dy shteteve, Frederika Mogherini, fatkeqësisht.

Kosova sot ka një qeveri që refuzon të nënshtrohet, të heqë dorë nga ajo që mendon se është e drejt kushtetuese. Ruajtja e sovranitetit, rendit kushtetues, dinjitetit qytetarë, duhet të jenë abc-ja e çdo politikani, e çdo institucioni në Kosovë. Ushtria e Kosovës është formuar në bashkëpunim me miqtë tanë strategjik e tradicional, në theks të veçantë me ShBA-të.

Territori, kufijtë, krijesa të reja brena Republikës, janë të panegociueshme dhe në shpërputhje të plotë me vizionin tonë politik. Jemi për dialog me Serbinë, kemi dëshmua gatishmëri dhe vullnet për ti mbyllur shumë tema të hapura përgjatë një shekulli e më shumë, pa vënë kushte ndaj Serbisë, por pala tjetër nuk ishte e gatshme për këtë dhe tani na mbetet neve të vendosim masa shtetërore e ligjore, dhe të marrim vendime si shtet i pavarur dhe sovran.

Pra, tema për dialogun me Serbinë, sipas Republikës së Kosovës duhet të jenë njohja e Kosovës shtet, ndalja e agresionit ndaj Kosovës, të pagjeturit, dëmet e luftës, heqja e vizave për qytetarët, anëtarësimi i Kosovës në mekanizma ndërkombëtar, dhe assesi territori, kufijtë e pasuria e shtetit tonë.
R.K

KOMENTE