DYLON

Kadri Veseli: Më 11 qershor do të ketë shkëlqim të ri të demokracisë

Kadri Veseli: Më 11 qershor do të ketë shkëlqim të ri të demokracisë
Avatar photo Redaksia

“Platformë më premtuese për rininë, gruan dhe në përgjithësi për qytetarët e Kosovës është Platforma Fillimi i ri, ideator i së cilës është kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë, kryetar i degës së PDK-së dhe kandidat për deputet Zenun Pajaziti në pritjen që i është bërë sot në Gjilan, Veselit.

Ndërkaq, Hajredin Kuçi, duke folur për profilin e Kadri Veselit tha se ai ka ecur në një hap me Adem Jasharin, tashmë po ec në hap me integrimet Europiane.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se Gjilani ka qenë entuziast për PDK-në dhe më 11 qershor bindshëm do të dëshmojë fuqinë e tij. Qytetarët e Kosovës e duan vendin e tyre dhe janë të gatshëm të japin shumë sakrificë për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës.

EkoHigjiena

Me Fillimin e Ri do të ndodhë avansimi i të rinjëve, krijimi i perspektivës në Kosovë, përfaqësimi dinjitoz I grave në jetën insitucionale dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i shtetit tonë.

Veseli tutje ka shtuar se në konceptin e PDK-së e rëndësishme është ruajtja dhe sovraniteti i Republikës, që të shënjtë dhe të lartësuar kemi Flamurin Kombëtar dhe njëkohësisht Flamurin e shtetit të Kosovës.

Duke folur për shqiptarët në Luginë e Preshevës, Veseli ka thënë se me çdo veprim tonin do të jemi përkrah vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të drejtat e të cilëve në asnjë moment nuk do të heqim dorë.

Kandidatja për deputete Leonora Morina-Bunjaku, ka thënë se Fillimi i Ri ka në fokus zhvillimit ekonomik, vendosjen e gruas në vendin meritor dhe avansimin e rinisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.