DYLON

Kadri Rahimaj: Arbnorja, gruaja e parë Kryesuese e Kuvendit Komunal në Kamenicë

Kadri Rahimaj: Arbnorja, gruaja e parë Kryesuese e Kuvendit Komunal në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

“Arbnorja, gruaja më e votuar në Kamenicë në zgjedhjet lokale nga të gjitha partitë politike, për dy palë zgjedhje radhazi, do të udhëheq legjislativin komunal”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Ai tha se përvoja e saj (Arbnore Beqiraj) profesionale dhe angazhimi i saj politik, e bëjnë Arbnoren njeriun më të denjë për këtë pozitë të rëndësishme e angazhim të ri.

EkoHigjiena

“Me këtë rol të ri, Arbnorja pritet të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve dhe garantuese e funksionimit demokratik të Kuvendit Komunal, duke hapur rrugë për një kapitull të ri të përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit institucional në Kamenicë. Urime Arbnore, na presin punë e projekte të mëdha për Kamenicën”, ka thënë kryetari Rahimaj.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.