DYLON

Kadeti Albin Bytyçi diplomon në US Air Force Academy

Kadeti Albin Bytyçi diplomon në US Air Force Academy
Avatar photo Redaksia

Kadeti Albin Bytyçi pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, ka përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë të forcave ajrore, Air Force Academy Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton FSK.

Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendës presidentja e ShBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit. Kadeti i sapo diplomuar Albin Bytyçi do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.