DYLON

Kadetët e QSU pjesë e garës “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point, ShBA

Kadetët e QSU pjesë e garës “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point, ShBA
Avatar photo Redaksia

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare ‘Sandhurst Military Skills Competition’ në West Point, SHBA! Ky ishte një moment i veçantë për të treguar aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të vërteta dhe për të punuar si një ekip i bashkuar.

Gjatë kësaj eksperience të jashtëzakonshme, kadetët tanë u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta. Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota.

EkoHigjiena

‘Sandhurst’ është shumë më tepër se një garë – është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.