DYLON

Kadaj-Bujupi: Kryeministër, problemet nuk zgjidhen me Facebook

Avatar photo Redaksia

Donika Kada-Bujupi që njëherësh është edhe iniciues i debatit për migrimin i tha kryeministrit të vendit, se problemet e qytetarëve të vendit nuk zgjidhen përmes Facebook-ut.

Kryetarja e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kada-Bujupi që njëherësh është edhe iniciues i debatit për migrimin i tha kryeministrit të vendit, se problemet e qytetarëve të vendit nuk zgjidhen përmes Facebook-ut.
Ajo nga Kuvendi i Kosovës i bëri thirrje Mustafës të jetë i pranishëm në Kuvend, në kohën kur po debatohet për problemet e qytetarëve.

EkoHigjiena

Kadaj-Bujupi po ashtu tha se probleme i migrimit nuk zgjidhet me Polici.

Ajo tha se në dekadën e dytë pas lufte po përsëritet historia e ikjes me shifra alarmante, ashtu siç ikej në vitet e 90-ta, por sot, sipas saj po iket nga mosbesimi në institucione të Kosovës, për shkak të mungesës së perspektivës, humbjes së shpresës për jetë më të mirë.

“Në këtë frymë të qeverisjes migrimi do të rritet dhe nuk do të parandalohet”, tha Kadaj-Bujupi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.