DYLON

Kaça, vetitë shëruese të saj!

Avatar photo Redaksia

Kaça me shekuj është vlerësuar për shkak të vetive të saj shëruese dhe shijes së shijshme të tharbët.

Simboli i pjellshmërisë në Kinën dhe Greqinë e vjetër, dhe në Lindjen e Afërme, përmban polifenolet të cilat do të forcojnë shëndetin tuaj dhe jetëgjatësinë.
Sezoni i kaçës është prej shtatorit deri në shkurt, prandaj vjeshta dhe dimri janë kohë e përshtatshme për t’u kënaqur me të.

EkoHigjiena

Kaça është e mbushur me antioksidantë të fuqishëm, vitamina dhe minerale, kalium, acid folik dhe fibra.

Do të gjeni 16 për qind të dozës ditore të vitaminës C, 4 për qind vitaminë A dhe 2 për qind të dozës së rekomanduar të hekurit në një kaçë.

Kaça është burim i pasur i antioksidanteve që luftojnë kundër radikaleve të lira, molekulave jostabile që dëmtojnë ADN-në tonë dhe membranat qelizore, duke na lënë të ndjeshëm në plakje dhe sëmundje.

Lëngu i kaçave i jep trupit tri polifenole të fuqishme: teaninën, antocianinën dhe acidin elagjik që luftojnë kundër kancerit dhe sëmundjeve.
Lëvorja e kaçës dhe lëvorja e trungut të kaçës përdoren për heqjen e parazitëve të zorrëve, ndërsa lëngu konsiderohet tonik për zemër dhe fyt.
Përveç përparësive shëndetësore të lëngut, vetitë antiinflamatore dhe antimikrobike gjenden në vaj të kaçës i cili është i mirë për ten shkëlqyes dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.