DYLON

Kabineti i Rogaçicës furnizohet me dhjetë kompjuterë

Kabineti i Rogaçicës furnizohet me dhjetë kompjuterë
Avatar photo Redaksia

“Open Data Kosovo” në kuadër të ‘Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor’ të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës kanë shpërndarë dhjetë kompjuterë në Rogaçicë.

Shpërndarja e këtyre kompjuterëve u bë në kuadër të projektit ”Code4Kamenica”, për trajnimin e 40 të rinjëve përmes zhvillimit të shkathtësive në TIK.

Pjesëmarrës në shpërndarjen e këtyre kompjuterëve ishin përfaqësues nga UNDP, Fjolla Raifi, përfaqësues nga “Open Data Kosova”, Blerta Thaçi, Përgjegjësi i sektorit të Arsimit në Kamenicë, Fatmir Agaj, Monitoruesi i këtij projekti nga Komuna, Burim Kryeziu dhe Drejtori i Shkollës në Rogaçicë, Florim Kryeziu.

EkoHigjiena

Përfaqësueset e UNDP-së dhe Open Data Kosovo, duke falënderuar Komunën për bashkëpunimin, u shprehen të lumtura që ky projekt po realizohet me të rinjtë e Kamenicës.

Ndërsa përgjegjësi i sektorit të Arsimit, Fatmir Agaj falënderoi këto organizata për përzgjedhjen e Komunës së Kamenicës në këtë projekt, duke thënë se investimi në dije është investimi më i mirë për juve dhe vendin tonë.

Përmes këtyre kompjuterëve, 40 të rinjë do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve.