DYLON

Kabashi i Vitisë po bëhet me dy parqe të reja

Kabashi i Vitisë po bëhet me dy parqe të reja
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Kabash të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në rregullimin e dy hapësirave publike, konkretisht parqeve të reja.

Me këtë rast ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan atë për rregullimin e këtyre hapësirave në interes të gjithë banorëve që jetojnë në këtë fshat.

EkoHigjiena

Përndryshe kryetari Haliti, ka potencuar se qeverisja e tij do të vazhdoj të realizoj edhe shumë projekte të tjera në të gjitha lokalitetet duke potencuar se krijimi i hapësirave publike është në interes të qytetarëve, në veçanti të hapësirave gjelbëruese që ndikon pozitivisht edhe në shëndetin publik.

Ai tha se investime të tilla janë duke u bërë në lokalitete të ndryshme të kësaj komune, duke përmendur edhe parkun që po krijohet në vendin e quajtur “Strazhi” në Stubëll të Epërme të Vitisë dhe disa lokalitete të tjera.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.