DYLON

Ka të dyshuar për vrasjen e doganierit të EULEX-it

Avatar photo Redaksia

Sulmi i orës shtatë të mëngjesit i datës 19 shtator ndaj doganierëve të EULEX-it kishte për qëllim frikësimin e misionarëve evropianë. Megjithatë, prita që ishte vendosur në fshatin Ballaban të Zveçanit, nuk kishte për qëllim të vrasë ndonjërin prej gjashtë doganierëve që me dy vetura po udhëtonin nga porta një e kufirit në Jarinjë në drejtim të brendësisë së Kosovës.

Hetimet balistike tregojnë se plumbat e shkrepur në drejtim të dy veturave të EULEX-it nuk kanë qenë direkt. Plumbat janë hedhur në drejtim të rrugës, por disa nga ta pas përplasjes në asfalt janë drejtuar kah makina në të cilën ndodhej doganieri Andrius Senavicius, shkruan Tribuna.

EkoHigjiena

Njëri nga plumbat e devijuar ka përfunduar në anën e djathtë të kraharorit të Senaviciusit, duke e lënë atë pa shenja jete. Gazeta ka parë rezultatet e hetimeve për vrasjen e doganierit të EULEX-it. /Tribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.