DYLON

Ka përfunduar vizita studimore e studentëve të PH Zug në UKZ

Ka përfunduar vizita studimore e studentëve të PH Zug në UKZ
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës studimore  një javore që studentët e Universitetit PH Zug kanë  zhvilluar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të shoqëruar në vazhdimësi nga studentët e UKZ-së, kanë marrur pjesë në aktivitete të ndryshme.

Gjatë punëtorive mbi temat e vendosura nga vetë studentët nga takimet e mëparshme online si: Dallimi i përgjithshëm ndërmjet sistemit shkollor të Kosovës dhe Zvicrës;  Dallimi ndërmjet metodologjisë në përgjithësi;  Një vështrim i Evropës Perëndimore në kontekstin shkollor; Çfarë lloj mediash dixhitale përdorin shkollat ​​(mjete, faqe interneti, pajisje); Struktura e sistemit të shkollës fillore, etj., profesorët e Fakultetit të Edukimit kanë treguar në përgjithësi se si funksionon sistemi mësimor në Kosovë.

EkoHigjiena

Ndërkohë Studentët nga zviceran të shoqëruar nga studentët e Gjilanit kanë vizituar shkollën fillore “Musa Zajmi”, “Thimi Mitko”, shkollën fillore “Selami Hallaqi” dhe shkollën fillore “Rexhep Elmazi” ku janë pritur në takim nga menaxhmenti i shkollave të lartcekura e më pas kanë qëndruar në orët mësimore të këtyre shkollave ku kanë parë se si zhvillohet mësimi aty.

Studentët e ZUG janë shprehur të entuziazmuar me procesin mësimor të UKZ-së dhe në shkollat e komunës sonë. Ata kanë thënë se asgjë sa i përket mësimdhënës  nuk e dallon Universitetin e ZUG-ut me këtë të UKZ-së. Sipas tyre, relacioni mësimdhënës-studentë  në Unversitetin “Kadri Zeka’ është i shkëlqyeshëm.

Për studentët e Zvicrës është organizuar edhe një ekskursion nëpër Kosovë, ku kanë vizituar Monumentin Historik në Prekaz, kanë vizituar qytetin e vjetër të Gjakovës dhe qytetin e vjetër të Prizrenit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.