Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj sipas misionit, një kontribut në këtë janë ushtrimet ndërkombëtare dhe ftesat nga partnerët për pjesëmarrje në trajnime e ushtrime të përbashkëta , këtë vit FSK-ja me ftesën nga Republika e Turqisë ishte në mesin e 37 shteteve pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtarë ,,Efes 2022” me një kontingjent të përbërë nga njësit: një skuadër të këmbësorisë nga Regjimenti i dytë i Forcave Tokësore, një ekip e Kompanisë së Operacioneve Civile (KOC) dhe vëzhgues.
Trupat e FSK kanë realizuar operacione të përbashkëta me të gjitha vendet pjesëmarrëse në ushtrime duke treguar përkushtim dhe angazhim në kryerjen e detyra me mision të koordinimit, bashkëveprimit dhe ndërveprushmërisë me partnerët në misione të përbashkëta në të ardhmen. /2LONLINE/