DYLON

Ka përfunduar Ushtrimi Fushor “Steel Alfa 02”

Ka përfunduar Ushtrimi Fushor “Steel Alfa 02”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të parapërgatitjeve të Kompanisë 2A, për pjesëmarrje në UF “Defender Europe 23” i cili do të mbahet në Krivollak të Maqedonisë së Veriut, kompania 2A e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore, ka realizuar Ushtrimin Fushor “Steel Alfa 02” në Poligonin Taktik në Babaj të Bokës.

Gjatë këtij ushtrimi fushorë K2A e R2K-së ka bërë validimin e skuadrave në drillet e betejës, performanca e pjesëtarëve të kompanisë ka qenë në nivelin më të lartë, duke i kaluar të gjitha disiplinat e vlerësimit në ekzekutimin e drilleve të betejës me municion luftarak.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës po ngritë kapacitetet e saj profesionale, me standardet më të larta të ushtrive të NATO-së. me qëllim të ndërveprueshmërisë me partnerët tanë ku do që kërkohet në të mirë të paqes dhe sigurisë. /2LONLINE/