DYLON

Ka përfunduar suksesshëm edicioni i 10-të i Garave “ENDURO RACE X”

Ka përfunduar suksesshëm edicioni i 10-të i Garave “ENDURO RACE X”
Avatar photo Redaksia

“Me shumë sukses përfundoi edicioni i 10-të i Garave “ENDURO RACE X”, që u organizua me 1 Tetor 2023 në Stanishor, ka bërë me dije Alban Beqiri, Drejtor Sportiv “MC 06”

Ja fituesit e kësaj gare sipas kategorive:

EkoHigjiena

E 1

  1. Eurolind Morina
  2. Fidan Arifi
  3. Shpetim Berisha

E 2 Profi

  1. Arbenit Beqiraj
  2. Shaban Gubavci
  3. Astrit Mujota

E 3

  1. Elton Shevelli
  2. Faton Vishi
  3. Durim Vishi

Përndryshe, Alban Beqiri, organizatori i kesaj gare dhe Drejtori Sportiv, ka falënderuar Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini e Sport të Gjilanit dhe të gjithë sponsorët që e kanë mbështetur edhe këtë vit organizimin e kësaj gare si dhe gjithashtu ka falënderuar Federatën e Motoçiklizmit të Kosovës – Komisionin e Garave.

“Gjithashtu një falënderim special edhe për dy shokët të cilët nuk kursyen asgjë në organizimin e Garës së 10-të, 1 Dekadë sëbashku; Ismet Shkodra & Shkelzen Bala”, ka thënë në fund Alban Beqiri – Drejtor Sportiv, Klubi i Motoçiklizmit “MC 06”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.