DYLON

Ka përfunduar rregullimi i hapësirës për shitjen e deleve në “Tregun e Kafshëve”

Ka përfunduar rregullimi i hapësirës për shitjen e deleve në “Tregun e Kafshëve”
Avatar photo Redaksia

NPL “Tregu”, Gjilan, ka bërë me dije se ka përfunduar me sukses rregullimin dhe sistemimin e hapësirës për shitjen e deleve në “Tregun e Kafshëve” në kuadër të investimeve kapitale dhe duke krijuar kushte më të mira, më të sigurta dhe më të organizuara për fermerët, blegtorët dhe blerësit.

Hapësira për shitblerjen e deleve tashmë është funksionale dhe e gatshme për shfrytëzim.

EkoHigjiena

“Ftojmë të gjithë fermerët dhe blegtorët që të sjellin delet e tyre për shitje dhe të shfrytëzojnë këtë hapësirë të rregulluar sipas standardeve. NPL “Tregu” Sh.A vazhdon angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe shërbimeve në funksion të komunitetit dhe bujqësisë lokale”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.