“Ushtria jonë po rritet, edukohet mbi vlerat dhe parimet e të qenurit, profesional, të motivuar dhe Luftëtarë të zotë”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Sot, kemi përfunduar me sukses Kursin e Liderit Luftarak, pjesë e programit të edukimit profesional ushtarak nga Shkolla e Nënoficerëve. Kursi i Liderit Luftarak ka për qellim përgatitjet dhe formësimin e Nënoficerëve të FSK-së, si udhëheqës të skuadrave”, thuhet tutje në faqen zyrtare të FSK-së
“Vetëm të Edukuar dhe Profesional mund t`i shërbejmë vendit!”, përfundon positmi në faqen e FSK-së. /2LONLINE/