/2L ONLINE/ – Për 7 ditë me radhë, në Viti ka qëndruar Mamografi mobil, me që rast janë kryer ekzaminime të një numri të grave të kësaj komune. Gjatë kësaj jave, ekzaminime kanë kryer gratë e moshës nga 50-69 vjeçare, poashtu ky ekzaminim është bërë edhe ndaj grave të komunitetit pakicë.
Mirëpo nuk kane munguar as rastet te cilat kane pasur shenja te dyshimta ose predispozite për kancer te gjirit, bënë të ditur dr.Vjollca Kadolli.
Ajo theksoi se kryesisht janë marrë parasysh rastet sociale dhe në këtë mënyrë janë munduar që të përfshijnë pacientë nga secili fshat i Komunës së Vitisë,ku janë ekzaminuar 102 paciente.
Të përmendim se sipas stafit mjekësor të QKMF-së në Viti, këto ekzaminime, respektivisht kontrollet e kryera gjatë këtyre 7 ditëve, janë bërë me sukses dhe e cilësojnë si shumë të nevojshme, sidomos kur kihet parasysh gjendja e rëndë sociale e qytetarëve dhe pamundësia për të kryer ekzaminimet me pagesë./2L ONLINE/