DYLON

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës dhe i platosë para shkronjave të UÇK-së në Radivojc

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës dhe i platosë para shkronjave të UÇK-së në Radivojc
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë përmes një njofitmi ka bërë me dije se “ka përfunduar me sukses punimet për asfaltimin e rrugës dhe asfaltimin e platosë para shkronjave të UÇK-së në Radivojc, si dhe në degëzimet e rrugës, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore”.

Po ashtu është bërë asfaltimi i rrugës deri te Varrezat e Reja, e cila lidhet me shtëpinë e përbashkët në lagjen “Aliaj” në Smirë.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti deklaroi se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke përmirësuar qasjen, sigurinë dhe kushtet e përgjithshme të infrastrukturës.

“Faleminderit qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të këtyre punimeve”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.